Skuadra nga Bundesliga transferon mesfushorin e Liverpool

Hertha Berlin ka arritur marrëveshje me Liverpool për mesfushorin Marko Grujic.

Sport

19/08/2018 23:06

Marko Grujic do të kalojë në Berlin në formë huazimi për një vit.

“ Me Markon, kemi pikërisht atë që na duhej. Ai është i duhuri për qendrën e mesfushës. I përgatitur fizikisht, teknikisht i mirë dhe produktiv në të dyja repartet” ka deklaruar menagjeri i Hertha së Berlinit.

Mesfushori serb ka qenë në huazim gjatë tërë sezonit të kaluar.

22 vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2022. /Lajmi.net/