Skuadra më e suksesshme në L.K, është kundërshtari më i dëshirueshëm në 1/8 finales

Faza grupore e Ligës së Kampionëve është përmbyllur një natë më parë, me 16 skuadrat që kanë siguruar kalimin në 1/8 e finales.

Sport

13/12/2018 17:42

Duke gjykuar nga renditjet në grupe, lë të kuptohet se shorti që do të tërhiqet ditën e hënë, do të sjellë disa përballje shumë interesante, shkruan lajmi.net.

Skuadrat e vendeve të para si Borussia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Real Madrid, Bayern Munich, Man City dhe Juventus, do të sfidohen nga skuadrat e vendeve të dyta si Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Schalke, Roma, Lyon, Manchester United dhe Ajax.

Çuditërisht, Porto që vjen nga grupi A, ka qenë skuadra më e suksesshme në fazën e grupeve, me 16 pikë të mbledhura, duke shënuar 15 gola dhe duke pranuar 6, duke lënë pas skuadra si Bayern Munich dhe Barcelona.

Por, skuadra më e suksesshme e fazës së grupeve, që në short do të vendoset në vazon e vendeve të para, është skuadra më e dëshiruar në shortin që hidhet të hënën, ku mund të shortohet me të gjitha skuadrat e vendeve të dyta./Lajmi.net/