Skuadra kosovare i zhvillon përgatitjet në livadhe e kodrina

Vetëm dy vjet më parë, Hajvalia luftonte për titull në Vala Superligë.

Sport

13/02/2018 16:15

Sot skuadra nga Kizhnica, ushtron në kodra e livadhe.

Futbollistët e skuadrës nga paralagja e Prishtinës, disa prej ushtrimeve i bëjnë në kodrinën e cila gjendet prapa stadiumit në Kizhnicë.

Fotot në Facebook janë publikuar nga trajneri i skuadrës, Emin Bajrami.

Ai beson që Hajvalia do të mbijetojë në Ligën e Parë, duke e quajtur këtë si objektiv burrash.

“Lufta për të mbijetuar është për burra të vërtet, kërkon sakrific të madhe. Unë besoj fuqishëm në këta djelmosha sepse këta janë heronjët e Hajvalisë”, shkroi Bajrami. /Lajmi.net/