Skuadra gjermane merr pesë futbollistë të Prishtinës

Prishtina si duket ia ka parë hairin turneut në shtetin e Gjermanisë.

Sport

09/01/2017 11:01

Pasi skuadra kosovare tregoi paraqitje jashtëzakonisht të mira, disa lojtarë kanë rënë në sy të ekipeve gjermane.

Pas përfundimit të turneut katër ditor të Prishtinës, në Gjermani do të vazhdojnë të qëndrojnë deri më 16 janar edhe pesë futbollistë të klubit bardhekaltër.

“Me rekomandim dhe përzgjedhje të menaxherëve të skuadrës gjermane të Bundesliga II, Greuther Furth, Gauthier Mankenda, Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Arbër Hoxha dhe Kastriot Selmani, do t’i bashkohen seancave stërvitore të klubit të njohur gjerman”, njofton ‘Prishtinafc.com’, raporton Gazeta Olle.

Me ta, do të qëndroj edhe trajneri Sami Sermaxhaj, kur edhe do të kthehen në kryeqytet më 16 janar për t’ju bashkuar skuadrës në fazën përgatitore për stinorin pranveror.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6