Skuadra franceze po e transferon yllin e Liverpoolit

Marseille po planifikon që të bëjë një transferim befasues nga Liverpool.

Merkato

31/12/2018 09:46

Marseille dëshiron ta forcoj fazën defanzive, andaj po peshkon te Liverpooli.

Skuadra franceze po tenton ta transferoj mbrojtësi e të kuqve, Alberto Moreno, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi spanjoll bëri me dije ditë më parë se nuk po trajtohet mirë nga Jurgen Klopp, andaj në janar do të kërkoj një skuadër të re.

Marseille është vënë në alarm nga ajo deklaratë, andaj duan t’i marrin shërbimet e tij.

Moreno e preferon një rikthim në Spanjë, por një ofertë e mirë nga francezët, mund ta bind atë që të kaloj në Ligue 1. /Lajmi.net/