Skuadra e re e Ibrahimovicit, befasi e madhe për të gjithë

Zlatan Ibrahimovic shumë lehtë mund të mbetet në futbollin evropian.

Sport

19/06/2017 16:32

35 vjeçari suedez është pa skuadër pas largimit nga Manchester United, tek e cila skuadër qëndroi vetëm një sezon.

Ish anëtari i disa skuadrave të mëdha, mund të nis një aventurë të re në Bundesligë, i vetmi kampionat i fortë në Evropë ku nuk ka luajtur.

Është Borussia Dortmund që po kërkon shërbimet e tij, njoftojnë mediet në Gjermani.

Ibrahimovic që impresionoi në Premierligë me paraqitje pavarësisht moshës që ka, shihet si zëvendësues adekuat i sulmuesit Pierre Emerick Aubaemyang, që këtë verë pritet të largohet për t’iu bashkuar Liverpoolit.

I vetmi problem që mund të paraqitet në finalizimin e kësaj marrëveshje, është paga e lartë e suedezit./Lajmi.net/