Skuadra e njohur nga Serie A kërkon Granit Xhakën

Bisedimet e zgjatuara dhe dështimi për të arritur një marrëveshje me Steven N’Zonzi, kanë bërë që Roma të mendojë për një emër tjetër në mesfushë.

Sport

04/08/2018 16:26

Raportimet e fundit në mediet italiane sugjerojnë për një interesim të Romës për mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhakën.

‘Giallorosët’ po kërkojnë të nënshkruajnë me një mesfushor që do të zëvendësonte të larguarin Radja Nainggolan, që i është bashkuar Interit.

Pavarësisht marrëveshjes me Sevillan, por dështimi i një akordi për kushtet personale me N’Zonzi, kanë bërë që Roma të mendojë si opsion transferimin e Granit Xhakës.

Mesfushori 25 vjeçar që luan për reprezentacionin e Zvicrës i është bashkuar Arsenalit në verën e vitit 2016 nga Borussia Monchengladbach./Lajmi.net/