Skuadra e njohur në mënyrë speciale njofton se i ylli i tyre është ftuar nga Kosova (FOTO)

Mesfushori i skuadrës gjermane Union Berlin, Eroll Zejnullahu të enjten do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për përgatitjet e ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës.

Sport

29/08/2016 23:11

Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra gjermane të cilët njoftojnë se talenti i tyre mund të luaj në ndeshjen e 5 shtatorit, ku Kosova do të përballet me Finlandën.

Zejnullahu deri më tani ka luajtur dy ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa për Union Berlinin është një prej mesfushorëve kryesor me 54 paraqitje e dy gola të shënuar.

Përndryshe përzgjedhësi Albert Bunjaku, nesër ka thirrur konferencë për media, ku edhe do të zbulojë listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen e 5 shtatorit me Finlandën.