Skuadra e njohur e refuzon Yaya Touren

Dikur ishte ndër mesfushorët më të mirë në botë në pozitën e tij, e po ashtu ndër më të kërkuarit nga skuadrat e mëdha, por sot ka mbetur pa skuadër.

Sport

20/08/2018 18:12

Bëhet fjalë për mesfushorin nga Bregut i Fildishtë, Yaya Toure.

35 vjeçari këtë verë është larguar nga Manchester City pas përfundimit të kontratës, duke qenë në kërkim të një skuadre të re.

Në një pozitë aspak të favorshme, ish ylli i Barcelonës i është vetë ofruar skuadrës së Marseille.

Por siç shkruajnë mediet në Francë, Andoni Zubizarreta ka refuzuar Touren shkaku i moshës së tij./Lajmi.net/