Skuadra e njohur e refuzon ofertën prej 77 milionë euro të Unitedit për këtë mbrojtës

Manchester United thuhet të ketë paraqitur një ofertë për mbrojtësin e Napolit, Kalidiu Koulibaly, për ta bërë këtë të fundit si mbrojtësin më të shtrenjtë në botë.

Sport

20/11/2018 14:39

Jose Mourinho vazhdon të përballet me probleme të mëdha në fazën e mbrojtjes, pas dështimit për të sjellë emra të mëdhenj në fazën e mbrojtjes në afatin kalimtar të verës.

Sipas televizionit argjentinas ‘TyC’, Manchester United ka ofruar 87 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Megjithatë, ky raport thekson se shuma e supozuar është refuzuar menjëherë nga Napoli.

Sipas këtij raportimi, Napoli nuk do të pranojë asnjë ofertë më të vogël se 89 milionë euro për mbrojtësin e tyre 27 vjeçar./Lajmi.net/