Skuadra e madhe italiane e rikthen Tellesin në Serie A

Alex Telles mund të rikthehet në Serie A.

Sport

22/07/2018 17:26

Është skuadra e Juventusit që po kërkon mbrojtësin brazilian të Portos.

Në media raportohet se ‘Zonja e Vjetër’ tashmë ka bërë një ofertë prej 30 milionë euro për ish mbrojtësin e Interit, por Porto vazhdon të insiston në pagimin e klauzolës prej 40 milionë euro.

Telles 25 vjeçar, ka qenë pjesë e Serie A për një sezon.

Ai në sezonin 2015/2016 ka veshur fanellën e Interit, ku ka regjistruar 21 paraqitje.

Te Porto, Telles është që nga viti 2016, duke zhvilluar 62 ndeshje e shënuar 4 gola./Lajmi.net/