Skuadra e madhe e Premierligës kërkon Strakoshën

Thomas Strakoshën sezonin e ardhshëm mund ta shohim te skuadra finaliste e Ligës së Kampionëve.

Sport

31/05/2018 23:26

Portieri shqiptari që kompletoi një sezon mbresëlënës në Serie A te Lazio, po kërkohet nga Liverpool.

Sipas ‘TuttoMercatoWeb’, Liverpool po përgatit një ofertë prej 30 milionë euro për Strakoshën.

Me Strakoshën, Liverpool dëshiron të sigurojë portën për një periudhë afatgjate, duke mos u bindur nga Karius dhe Mingolet./Lajmi.net/