Skuadra e madhe e Francës kërkon Balotellin

Mario Balotelli mund të vazhdojë karrierën në Ligue 1.

Sport

02/06/2018 22:55

France Football raporton se Marseille po tenton të nënshkruajë me sulmuesin italian.

Balotelli ka pasur një fushatë të suksesshme në Francë kur për dy sezone ishte pjesë e Nice, ku shënoi 43 gola në 66 paraqite.

Forma e kaluar te Nice, ka bërë që shumë skuadra të shqyrtojnë mundësinë për të nënshkruar me Super Marion, përfshirë Parmën, Napolin dhe Romën.

Së fundi, kësaj liste i është shtuar edhe Marseille, që për trajner ka Rudi Garcia./Lajmi.net/