Skuadra e Kilit për Botëror

Kili është skuadra e radhës që e ka publikuar ekipin që do të luajë në Botërorin e Brazilit. Yjet si Arturo Vidal, Alexis Sanchez, Eduardo Vargas e Mauricio Isla, mund t’i bashkohen ekipit jug-amerikan.

Sport

13/05/2014 22:23

Përzgjedhësi i Kilit, Jorge Sampaoli e ka publikuar listën preliminare prej 30 futbollistësh, para Botërorit ‘Brazil 2014’, që do të mbahet në Brazil.

Në këtë listë nuk kishte ndonjë befasi, ndërsa ndër futbollistët e njohur që janë përfshirë janë edhe Arturo Vidal, Alexis Sanchez, Eduardo Vargas, Mauricio Isla e Gary Medel. Ndërkaq, Humberto Suazo nuk ishte pjesë e listës.

Skuadra komplete

Portierë: Claudio Bravo, Johnny Herrera, Paulo Garces, Cristopher Toselli

Mbrojtës: Enzo Andia, Marcos Gonzalez, Jose Rojas, Gary Medel, Miiko Albornoz, Eugenio Mena, Jose Pedro Fuenzalida

Mesfushorë: Pablo Hernandez, Felipe Gutierrez, Rodrigo Millar, Francisco Silva, Carlos Carmona, Charles Aranguiz, Arturo Vidal, Gonzalo Jara, Matias Fernandez, Jorge Valdivia, Marcelo Diaz, Jean Beausejour, Mauricio Isla

Sulmues: Esteban Paredes, Gustavo Canales, Alexis Sanchez, Mauricio Pinilla, Fabian Orellana, Eduardo Vargas.