Skuadra e Barcelonës hyn në grevë (FOTO)

Situata në krahinën e Katalonisë mbetet e paqartë.

Sport

02/10/2017 16:23

Sot skuadra e Barcelonës ka njoftuar se do t’i bashkohet grevës së mbarë vendit e kërkuar nga ‘Tabela për Demokraci’, dhe se klubi gjatë ditës së nesërme (e martë) nuk do të punojë.

Asnjë lojtar i Barcelonës nuk do të stërvitet ditën e martë, teksa të rinjve gjithashtu u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

Kjo grevë në Kataloni është thirrur pas referendumit të organizuar për pavarësinë e Katalonisë, i cili përfundoi me kaos dhe dhunë ditën e diel.

Mediet e huaja kanë raportuar se me qindra njerëz kanë mbetur të plagosur pas përleshjeve mes policisë dhe popullit, të cilët u përpjekën të votojnë për shkëputjen e këtij rajoni nga Spanja, qeveria e së cilës në anën tjetër e ka deklaruar si të paligjshëm këtë referendum.

Kujtojmë se shkaku i kësaj situate, edhe ndeshja mes Barcelonës dhe Las Palmas një ditë më parë, është zhvilluar pa praninë e tifozëve./Lajmi.net/