Skriniar zbulon nëse do të transferohet te Barcelona

Milan Skriniar ka zgjuar interesim nga Barcelona.

Sport

01/06/2018 13:50

Milan Skriniar nuk planifikon të largohet nga Inter.

Mbrojtësi ka zgjuar interesim nga Barcelona.

Por, ai nuk ka interesim për të ndërruar ekipin, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Mbetem në Inter për të luajtur në Ligën e Kampionëve? Po, ky është objektivi im dhe jam i lumtur që ia dolëm kualifikimit në ndeshjen e fundit kundër Lazios”, deklaroi Skriniar për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Duhet të përgatitemi sa më mirë për sezonin e ri dhe mbi të gjitha për Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai. /Lajmi.net/