Skriniar ka një lajm të keq për Barcelonën
Milan Skriniar nuk planifikon të largohet nga skuadra e Interit.
Sport
Milan Skriniar, mbrojtësi që në këtë sezon ka shpërthyer me fanellën e Interit duke u shndërruar në shtyllën e prapavijës së skuadrës që drejtohet nga Luciano Spalletti në një intervistë ka qetësuar të gjithë tifozët zikaltër përsa i përket të ardhmes së tij.
Me formën e shkëlqyer që ka treguar te Interi, për shtatlartin sllovak kanë nisur të interesohen shumë skuadra të mëdha përfshirë këtu edhe Barcelonën, por Skriniar është i lumtur te Interi, edhe pse së fundmi kërkohej nga Barcelona.
“ Jam i kënaqur që aktualisht mbaj veshur fanellën zikaltër dhe dua të luaj sa më gjatë të jetë e mundur me Interin, largimin as që e mendoj” deklaroi mbrojtësi.