Skriniar ka një lajm të keq për Barcelonën

Milan Skriniar nuk planifikon largimin nga Inter.

Sport

13/09/2018 07:31

Milan Skriniar ka bërë të ditur se është ende në negociata për vazhdimin e kontratës në Inter, duke injoruar interesimin nga Barcelona.

Mbrojtësi ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane por nuk u largua nga Inter për sezonin e ri.

“Kontrata e re? Jemi duke biseduar, do të shohim”, u shpreh Skriniar për “Sport Mediaset”, përcjell “lajmi.net”.

“Dua t’i jap vazhdimësi punës së bërë vitin e kaluar, gjëja kryesore është ta ndihmoj ekipin sepse Inter duhet të arrijë gjithnjë e më shumë. Ekipi është më i fortë, andaj duam të arrijmë rezultate të rëndësishme”, theksoi ai. /Lajmi.net/