Skriniar gëzon tifozët e Interit

Inter ka marrë një lajm të mirë nga mbrojtësi Milan Skriniar.

Sport

18/01/2019 11:41

‘Zikaltërit’ raportohet të kenë arritur marrëveshje në parim për të vazhduar kontratën me Milan Skriniar deri në vitin 2023.

Sipas ‘Tuttosport’, takimi i Interit me agjentin e lojtarit, Karol Csonto të enjten, ka qenë pozitiv, përcjell ‘lajmi.net’.

Vazhdimi zyrtar i kontratës pritet të ndodh në muajin e ardhshëm, kur mbrojtësi sllovak do të hedh lapsin në letër.

Me kontratën e re, 23 vjeçari gjithashtu do të gëzojë një rritje page, duke shkuar deri në afër 3 milionë euro./Lajmi.net/