Skriniar e jep lajmin e fundit për kontratën e re në Inter

Milan Skriniar vazhdon të jetë në bisedime për kontratë të re në Inter.

Sport

12/09/2018 14:09

Milan Skriniar ka bërë të ditur se është ende në negociata për vazhdimin e kontratës në Inter.

Mbrojtësi ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane por nuk u largua nga Inter për sezonin e ri.

“Kontrata e re? Jemi duke biseduar, do të shohim”, u shpreh Skriniar për “Sport Mediaset”, përcjell “lajmi.net”.

“Dua t’i jap vazhdimësi punës së bërë vitin e kaluar, gjëja kryesore është ta ndihmoj ekipin sepse Inter duhet të arrijë gjithnjë e më shumë. Ekipi është më i fortë, andaj duam të arrijmë rezultate të rëndësishme”, theksoi ai. /Lajmi.net/