Skopje East Gate, investimi më i madh i një biznesi shqiptar në Maqedoni (VIDEO)

Është zhvilluar dje në mbrëmje në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, ceremonia e prezantimit të projektit Skopje East Gate, një investim madhor i Balfin Group, në praninë e shumë personaliteteve vendase dhe të huaja, ndër të cilët kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Grupit Balfin, Samir Mane.

Lajme

01/06/2018 19:33

Një investim me vlerë rreth 350 milionë euro, 10 blloqe me komplekse rezidenciale dhe 5 blloqe ndërtesash për qëllime biznesi, një qendër tregtare me mbi 250 dyqane me markat më të njohura botërore dhe mbi 2.000 vende të reja pune – ky është projekti Skopje East Gate (SEG), të cilin Grupi Balfin e prezantoi dje në Maqedoni si vizionin e tij për një simbol të Shkupit të ri dhe modern.

Grupi Balfin që ka ideuar dhe realizuar historinë e suksesit në Maqedoni me Neptun – rrjeti më i madh i pajisjeve elektro-shtëpiake në vend -dhe me Skopje City Mall (qendrën më të madhe tregtare)paraqiti konceptin e Skopje East Gate që do të jetë i pari i llojit të tij nërajon dhe që do të bashkojë konceptine shopping, të jetuarit dhe të bërit biznes në një të vetëm.

“Skopje East Gate (SEG)është investimi i përveçëm privat më i madh në Maqedoni që do të krijojë mundësi të mëdha biznesi, do të garantojë një punësim të shkëlqyer, do të forcojë tregtinë, do të tërheqë firmat botërore si dhe do të ofrojënjë qasje të re të jetesës në qytet.” –tha Samir Mane, presidenti i Grupit Balfin i pranishëm në këtë event.

Për realizimin e këtij projekti, Grupi Balfin do të investojë rreth 350 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e investimit do të garantohet përmes financimittë institucioneve financiare lokale dhe ndërkombëtare.

“SkopjeEast Gateështënjë projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për Shkupin, por për të gjithë vendin” –tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili me praninë e tij në event dëshmoi rëndësinë strategjike që ka për Maqedoninë një investim i tillë.

Skopje East Gate planifikohet të ndërtohet në një hapësirë prej 143.000 metrash katrorë, në të cilën do të ngrihen 458.000 metra katror ndërtim.

E ndodhur vetëm dy kilometra nga qendra e qytetit dhe pranë arterieve kryesore rrugore, projekti do të përfshijë një qendër tregtare, segmentin për apartamente banimi si dhe një park zyrash të klasit të lartë. Pritet që e gjithë kjo të sjellë një impuls të mëtejshëm për aktivitetin ekonomik në Shkup, që është në fuqizim e sipër.

Punimet do të jenë të ndara në tre faza dhe i gjithë projekti pritet që të përfundojë brenda një periudhe që shkon nga pesë deri në shtatë vjet.

Faza e parë parashikon ndërtimin e qendrës tregtare dhe të 4 godinave rezidenciale. Qendra tregtare do të ketë një hapësirë prej 51.000 metrash katrorë. Ajo do të jetë më e madhja në rajonin ndërmjet Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë së jugut dhe përveç një numri të madh markash të njohura botërisht, do të përfshijë edhe një gamë të gjerë mudësishë për t’u zbavitur, do të ketë qendra fitness-i si dhe hapësira parkimi për mbi 2.000 automjete.

Zona rezidenciale do të ketë 1.600 banesa, si dhe parqe, zona dëfrimi, dy amfiteatre, dhe një hapësirë të gjelbër.

Në fazën e dytë do të përfundohen edhe 6 godinat e tjera të banimit.

Ndërsa në fazën e tretë dhe të fundit do të realizohet ndërtimi i 5 blloqeve të godinave për qëllime biznesi në një hapësirë totale prej 67.000 metrash katrorë. Bëhet fjalë për parkun e parë të zyrave të “Klasit A” në Maqedoni.

Sipas parashikimeve, pritet që Skopje East Gate të vizitohet nga rreth 12 milionë njerëz në vit.

Projekti u zhvillua nga një prej studiove më të mëdha të arkitekturës në Turqi, “Yazgan Design Architecture Inc.”, që ka fituar një sërë çmimesh si “LEAF”, Çmimin Evropian dhe Ndërkombëtar për Pronat për projekte si Ura Urbane “Hamamyolu” në Eskisehir, “YDA Center” në Ankara dhe“Volkswagen Arena” në Stamboll.

Grupi Balfin është një ndër grupet private më të mëdha investuese në rajon, portofoli i të cilit përfshin investime në qendrat tregtare, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare si dhe aktivitetete shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo, apo veprimtaritë në sektorin e turizmit dhe në industrinë e fashion-it, etj.

YouTube player