‘Skllevërit’ e Botërorit 2022

Organizatorët e Kampionatit botëror 2022 në Katar kanë thënë se janë të “befasuar” nga rezultati i hetimeve rreth tretmanit ndaj punëtorëve të migruar në vend. Organi në fjalë ka thënë se Qeveria e Katarit do të analizojë raportin e publikuar nga e përditshmja britanike The Guardian. Gazeta ka njoftuar se punëtorët nepalez në Katar “përballen…

Sport

26/09/2013 13:17

Organizatorët e Kampionatit botëror 2022 në Katar kanë thënë se janë të “befasuar” nga rezultati i hetimeve rreth tretmanit ndaj punëtorëve të migruar në vend.

Organi në fjalë ka thënë se Qeveria e Katarit do të analizojë raportin e publikuar nga e përditshmja britanike The Guardian. Gazeta ka njoftuar se punëtorët nepalez në Katar “përballen me abuzim të barabartë me skllavërinë moderne”.

Kurse, në komunikatën e Katarit thuhej: “Nuk ka arsyetim që asnjë punëtor në Katar të trajtohet në mënyrë të tillë”. Hetimet e The Guardian kanë sjell këto rezultate: Së paku 44 punëtorë kanë vdekur mes 4 qershorit dhe 8 gushtit për shkak të problemeve me zemër të shkaktuara gjatë aksidenteve në punë. Projektet e ndërtimtarisë janë duke u kryer me dhunë.

Disa punëtorë nga Nepali kanë akuzuar se nuk janë paguar me muaj, kurse u janë konfiskuar pasaportat për t’ua kufizuar lëvizjen. Në disa raste atyre u është ndaluar edhe furnizimi me ujë të pijes në hapësirën e punës.