Skivi refuzon të bëjë edhe një duet me Ledrin

Skivi është njëri ndër reperët më të suksesshëm të estradës

ShowBiz

20/10/2018 19:41

Skivi vite më parë ka kënduar bashkë me Ledri Vulën si pjesë e grupit “Skillz”, shkruan lajmi.net.

Reperi ishte i ftuar sonte në “Prive”, ku ndër të tjera ai u pyet edhe për bashkëpunimet me Ledrin.

“Një bashkëpunim me Ledrin do e refuzoja sepse bashkëpunimin veç e kemi”, ka thënë Skivi.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Skivi është “Dita Nata”, publikuar në mars të këtij viti. /Lajmi.net/