Skivi deklarohet pro censurimit të projekteve ku promovohet droga

Reperi Skivi është ka habitur të gjithë me atë se çfarë tha për projektet muzikore në të cilat promovohet droga.

ShowBiz

06/02/2019 09:21

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli javë më parë ka propozuar në Komisionin për Shëndetësi që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga, shkruan lajmi.net.

Ai ka deklaruar se shfaqja e drogave në këngët që transmetohen në televizionet kosovare po ndikon negativisht te të rinjtë dhe reagimet e disa prej këngëtarëve nuk kanë munguar.

Mirëpo ishte Skivi ai i cili e ka përkrahur deputetin Avdyli dhe këtë e bëri gjatë një interviste të fundit.

“Është një temë që ndoshta është dashur të hapet edhe më herët. Më herët jemi ndesh me censurë kur shteti shqiptar dhe kosovar, na kanë dërguar letra në e-mail neve e edhe televizioneve duke e ndalur transmetimin në kohë të caktuar në TV. Pajtohem me censurën sepse tek e fundit censura është për të mirën e gjeneratave të ardhme. Por tjetër është gabimi i prindit në këtë rast, në aspektin se sa i lejojnë fëmijët t’i dëgjojnë ato këngë”, është deklaruar Skivi për Prive./Lajmi.net/

YouTube player