Skivi bashkëpunon me shokët e Ledrit, si do reagoj reperi Vula?

Dikur ishin pjesë e një grupi por më pas ata ndanë rrugët.

ShowBiz

26/10/2018 23:21

Reperët, Ledri Vula dhe Visar Shala sot nuk kanë asnjë raport mes vete, madje shihen si rivalë të njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net

Skivi tashmë dihet se ishte pjesë e grupit “BabaStars” kurse tani vazhdon të veprojë si artist i lirë. Së fundmi, ai u pa në studion e Big Bang Beats, te vëllau i Gjikos, aty ku Ledri është duke i realizuar projektet viteve të fundit.

Ka qenë miku i Skivit, Alberti, i cili në Instastory ka hedhur disa fotografi ku Skivi shihet nën shoqërinë e Gjikos dhe të vëllait të tij, madje në studion e tyre po realizon një këngë të re.

E si do reagojë Ledri në lidhje me këtë ‘tradhti’ të mikut të tij, Gjikos, presim ta shohim. /Lajmi.net/