‘Skifterat’ me koreografi fantastike në derbin ndaj Dritës

Dueli mes Gjilanit dhe Dritës është ndeshja kryesore e javës në IPKO Superligën e Kosovës.

Sport

30/09/2018 16:10

Në qytetin e Gjilanit, po zhvillohet një nga derbit më të mëdhenj lokal në Ballkan.

Skuadra e Gjilanit në cilësinë e vendasit, po përballet me rivalët lokal të Dritës, në ndeshjen që ka filluar nga ora 15:30.

Tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’, kanë përgatitur një koreografi interesante në këtë përballje.

‘Skifterat sundojnë qiellin’, shkruhej në koreografinë e tyre./Lajmi.net/