‘Skifterat’ kopjojnë ‘Intelektualët’, ja çfarë kanë bërë para derbit (VIDEO)

Qyteti i Gjilanit po këto ditë po jeton nën ethet e derbit më të madh lokal në Kosovë.

Sport

24/02/2017 21:36

Të dielën, skuadrat e futbollit nga ky qytet, Gjilani dhe Drita, do të ballafaqohem mes-vete, për të dhuruar një tjetër përballje të paharrueshme.

Si çdo herë, janë tifozët ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ që  e ndezin edhe më shumë këtë derbi.

Por, për derbin e së dielës, janë ‘Skifterat’ që kanë kopjuar nga ‘Intelektualët’.

‘Intelektualët’ një natë më parë, krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme në stadium me drita, e të njëjtën gjë, kanë bërë sot edhe ‘Skifterat’./Lajmi.net/

Atmosfera e ‘Intelektualëve’

Atmosfera e ‘Skifterave’

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6