Ski me femra të zhveshura (Video)

Pista e resortit Sheregesh në Siberi, ka qenë vendi ku janë takuar sportistët e zhveshur, për të shënuar fundin e sezonit dimëror.

Fun

26/04/2017 10:22

Vetëm me rrobe për larje, ata janë lëshuar me ski apo snowboard nëpër pistë, në festimin e përvitshëm që këtë vit kishte numër rekord prej 1,498 pjesëmarrësish.

Shumë njerëz nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina, së bashku me vendas, kanë aplikuar kohë më parë që të jenë pjesë e këtij aktiviteti.

Të pranishmit janë ndarë në grupe dhe kanë treguar aftësitë e vallëzimit, derisa shumë shikues ishin mbledhur që të shohin organizimin e tyre.

Në mesin e shumë të rinjve, ka pasur edhe persona më të moshuar, ndërsa më i vjetri ishte një 73-vjeçar. /Telegrafi/