Skepticizmi i Merkel: Të shohim nëse Greqia do të zbatojë marrëveshjen

Eurozona ka arritur marrëveshje me Greqinë, për krizën e borxheve.

Bota

13/07/2015 09:52

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ky program do të funksionojë, por ajo ka shprehur skepticizëm sa i përket zbatimit të pikave të marrëveshjes nga ana e Greqisë.

“Ky program e nxjerr Greqinë nga kriza. Avantazhet, peshojnë më shumë se disavantazhet. Ekzistonte një çështje besimi. Duam të shohim si Greqia do t’i zbatojë. 50 mln euro do të gjenerohen herë pas here për të paguar borxhin dhe kjo do të shtrihet në një kohë të gjatë. Kjo përfshin edhe rikapitalizimin e bankave. E rëndësishme të modernizojmë qeverinë. Duke forcuar administratën dhe strukturën e shtetit, për ta bërë sa më pak politike administratën”, tha Merkel.