Skënderbeu – Partizani, ky është vendimi i madh i ‘Dardanëve’

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” e kanë marrë rrugën drejt Elbasanit të enjten.

Sport

19/10/2017 20:43

Kjo për ta mbështetur Skënderbeun në duel me Partizanin e Beogradit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

“Dardanët gjithmonë kanë përkrahur edhe klubet shqiptare në arenën ndërkombëtare”.

“Sikurse Prishtinën e Trepçen’89 dje, sot Dardanët janë në përkrahje të Skenderbeut të Korçës”.

Dardanët sot do të jenë në stadiumin e Elbasanit për të dhënë zemër lojtarëve të Skënderbeut në ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit.

“Forca Skënderbeu, djemtë e Kosovës janë me ty”.

“Të rritur prej lufte, ma te forte se frika”, shkruan në njoftimin e tifozëve kosovarë.

Ndeshja zhvillohet prej orës 21:05 në Elbasan.