Skënderbeu luan me klubin që ka një prej stadiumeve të çuditshme në botë (FOTO) – Lajmi.net
Skënderbeu luan me klubin që ka një prej stadiumeve të çuditshme në botë (FOTO)
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 15:55, 19 June 2017
Skënderbeu ka pasur fat në kundërshtarin Europa League që rezervoi shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës duke i vënë përballë skuadrën e Sant Julia, një ekip i vogël nga Andorra.

Një short më i mirë se ky nuk kishte ku të shkonte për korçarët.

Sant Julia është një prej klubeve të vogla të kampionatit të Andorrës, i krijuar në vitin 1982. Që atëherë, ky klub ka arritur të fitojë dy herë titullin kampion (2005, 2009) dhe pesë herë Kupën e Andorrës.

Ndeshja e parë ndaj Skënderbeut do të zhvillohet në Korçë, ndërsa ajo e kthimit në Andorra, në stadiumin “Comunal d’Andorra la Vella”, që është më i madhi në përdorim për klubet në këtë vend.

Ai ka fushë me bar natyral dhe një kapacitet prej 1300 tifozësh dhe cilësohet si një ndër 10 stadiumet më të rrallë në Europë pasi gjendet rrëzë shumë pranë malit.

299676 299677 299678 299679

Fjalët kyçe: Skënderbeu

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Stealth Sniper
  • Play 8 Ball Pool