Skënderbeu fiton Milsamin, shumë pranë historisë

Skuadra shqiptare, Skënderbeu ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te skuadra e Milsamit, dhe kështu është shumë pranë kualifikimit për në Europa Ligë, teksa i ka mbetur edhe një tjetër xhiro për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/07/2015 20:51

Pjesa e parë përfundon pa gola duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Dhe, në minutën e 50’ të takimit, Hamdi Salihi shënon për të kaluar skuadrën e Skënderbeut në epërsi.

Në minutën e 73’ Salihi shënon përsëri, kësaj radhe nga pika e bardhë e penalltisë për të dyfishuar epërsinë e Skënderbeut.

Kështu, Skënderbeu është shumë pranë të sigurojë kualifikimin për në fazet e grupeve në Europa Ligë, teksa me rast kualifikimi nga ky takim, skuadra shqiptare do të luajë edhe një xhiro tjetër për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.