Skënderbeu e përfundon me humbje aventurën në Ligën e Evropës

Skënderbeu e ka përmbyllur me humbjen aventurën në Ligën e Evropës.

Sport

07/12/2017 20:58

Në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve, skuadra shqiptare është mposhtur në udhëtim te zviceranët e Young Boys, me rezultat 2:1.

Korçarët të parët kaluan në epërsi përmes Gavazajt.

Vendasit në vazhdim përmbysën rezultatin, duke shënuar me anë të Hoarau dhe Assale.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Milani është mposhtur në udhëtim te Rijeka 2:0./Lajmi.net/