Skenderaj: Skaj rrugës gjendet një trup i pajetë

Vdekje e dyshimt në Skenderaj.

Lajme

19/10/2018 09:26

Dje rreth orës 18:00, në Skenderaj, është gjetur një trup pa shenja jete, transmeton lajmi.net.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Policia këtë vdekje e ka cilësuar të dyshimtë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Rr. “Afrim Gashi”, Skenderaj 18.10.2018-18:00. Është raportuar se skaj rrugës është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia e Kosovës përmes raportit të saj policor. /Lajmi.net/