S’kanë as bukë për të ngrënë, spitali ia kërkon 3500 euro për operimin e vajzës – Lajmi.net
S’kanë as bukë për të ngrënë, spitali ia kërkon 3500 euro për operimin e vajzës
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 11:26, 21 March 2017
Familja Elezaj nga Gjyrgjeviku i Klinës që jeton në kushte të rënda sociale nuk ka si t’ia paguajë 3500 euro një spitali privat për operimin e syve të vajzës. Operacioni s’mund të kryhej nga institucionet publike shëndetësore.

E sëmurë dhe e operuar dhjetë ditë më parë, dymbëdhjetëvjeçarja Floriarta Elezaj po dergjet në një dhomë të vetme, e cila llogaritet tërë shtëpia e familjes pesëanëtarëshe në Gjyrgjevik të Klinës. Pranë saj nuk gjendet as ushqim, pemë, apo lëngje, siç rëndom jemi mësuar të shohim pranë çdo të sëmuri. Në familjen e saj mungon edhe buka. Kurse, barërat që i duhen babai i saj detyrohet të dalë dhe të kërkojë lëmoshë që t’ia blejë, e shpesh kur ato (barërat) tejkalojnë shumën e të hollave që ka grumbulluar duke kërkuar i ati, në qoftë se nuk del dikush t’ia japë barërat pa kompensim në ndonjë barnatore, ai kthehet në shtëpi pa to.

Në trupin e Floriartës ka të hedhur vetëm një batanije, kurse një ngrohëse elektrike së cilës vetëm një nga telat i është ndezur nuk arrin të “luftojë” me të ftohtit dhe ta ngrohë dhomën e vetme të kësaj familjeje ku nuk ka as tepih. Familja pesëanëtarëshe ka vetëm dy shtretër të vjetër në këtë dhomë ku të gjithë anëtarët bëjnë gjumin bashkë. Në njërin nga ta, që shihet se është i demoluar tashmë nga vjetërsia, Floriarta ka një vit që nuk bën vetëm gjumin, por rri shtrirë edhe gjatë ditës pasi i është nënshtruar disa operacioneve në sy. Një krevat i cili nuk zë as një person, dy motrat tjera flenë bashkë dhe Floriarta me të ëmën, kurse babai i tyre në një gjysmë krevati që është i mbështetur pranë shporetit.

Tani edhe gjatë dimrit ajo tregon se të tria vajzat e saj, njëra 16 vjeçe, tjetra 14 vjeçe dhe Floriarta 12 vjet, i ka larë në një koritë në dhomë, duke ngrohur ujin me një kusi që vlonte mbi shporet. Ata nuk kanë një banjë. “Burrit i them dil diku në lagje dhe i laj vajzat”, thotë ajo duke treguar jetën që bën si nënë e operuar edhe vetë në zemër dhe që çalon që nga fëmijëria me njërën këmbë. Ajo bën më dorë nga krevati i Floriartës duke treguar me dorë copat e murit që kanë rënë. Por, muri i qarë i shtëpisë duket haptazi edhe në pjesë të tjera. Ndërsa Zyrafetja shqetësohet për shëndetin e tri vajzave të saj në shtëpinë pa kushte elementare. “Tri vajzat, burri e unë po përballemi me skamje”, thotë ajo duke theksuar se ende fati i familjes në provincat e Kosovës varet nga krahu i burrit, në vendin me gjendje ekonomike të rëndë. Vajzat e saj, ajo thotë, se kanë të gjitha pesa në mësime, por që tani Zyrafetja mbart brengën se nuk do të mund t’i shkollojë me ndihmën sociale që marrin.

4familja_e_rame_elezaj-kline_copy1490088150

3500 euro borxh spitalit për vajzën e sëmurë, prindërit nuk kanë t’i paguajnë 

Zyrafetja thotë se sikur mos t’i mjaftonte varfëria, tani familjes i duhen dhe 3500 euro për ta mbuluar borxhin ndaj spitalit për operimin e së bijës. “Na kanë ndihmuar me të holla njerëzit, katundi dhe shkolla e vajzës, por ende i kemi borxh spitalit edhe 3500 euro”, thotë ajo.

Me gjithë kushtet e vështira ajo heziton të ankohet për mungesën e bukës. “Asgjë nuk po kërkoj për vete vetëm këto 3500 euro të mund t’i sigurojë për ta larë borxhin që operuam vajzën. Edhe në katund ka dalë ka lyp pare burri, shpi për shpi dhe kah kemi mund. Dhe Ministria e Shëndetësisë ka paguar 3.400 euro, por nuk mund t’i siguronim të gjitha se operacioni kushtonte 12 mijë e 600 euro dhe tash ato çka i kemi mbledh, i kemi dërguar, na ka mbetur dhe kjo shuma prej 3500 euro”, thotë ajo.

Tri vajzat e familjes kanë të mbathura vetëm patika. “Qysh po munden vajzat me patika po shkojnë, më të lira po ua blej se për vete edhe pa këpucë jam”, thotë ajo.

Kryefamiljari Ramë Elezaj tregon se vetëm pikat për sy po i kushtojnë vajzës së tij 12 euro e që kjo familje me 12 euro llogarit ta kalojë më shumë se një javë me to. “12 euro qeto dy pika, kur po kam po ia blej, kur s’po kam jo, ose po qëllon dikush në barnatore po m’i jep fal nganjëherë se ndryshe kthehem pa to”. Ai thotë se nga anestezionet e shumta që ka marrë nëpër operime vajza tani zgjohet natën dhe flet përçart.

Ajo për çka ndihen prindërit mirë se kanë bërë për vajzën e tyre të sëmurë është një llambë e thjeshtë tavoline që kanë arritur me pak të holla t’ia blejnë Floriartës që ta shoh tekstin e librit më afër. E ndërsa për vete ata kanë të mbathura çorape të shqyera ku gjysma e këmbës iu del jashtë.

Për të interesuarit që duan të ndihmojnë familjen Elezaj po japim më poshtë të dhënat:

Numri i kontaktit të telefonit : Ramë Elezaj kryefamiljari : 049 648 293

Ramë Elezaj

Xhirollogaria: 13 03 003 009 441 331 

Banka BPB

(Iban XK05 13 03 003 009 441 331 )

Numri i këpucëve:

Floriarata (12 vjet) ka numrin e këpucës 38

Dy motrat e saj (njëra 16 vjeç) ka numër të këpucëve 40 dhe tjetra (14 vjeç ) me numër po ashtu 40.

Zyrafetja ka numrin e këpucëve 39, kurse bashkëshorti 42 numrin e këpucëve .

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master
  • Play Rock Wheels
  • Play World Soccer Champion