Skandaloze, webfaqja finlandeze shet xhaketa të gjenocidit serb

Webfaqja finlandeze: Shesim xhaketa të gjenocidit serb Një web faqe finlandeze e quajtur “Varusteleka”, ku shiten pajisje ushtarake dhe gardërobë për qëndrim në natyrë, ka bërë një njoftim interesant duke thënë se aty mund të blihen xhaketa gjenocidale të APJ’së e që sipas kësaj faqe materiali i tyre është nga Serbia

Bota

23/04/2017 14:30

Në përshkrimin e xhaketës thuhet se ajo është e ushtrisë jugosllave me ngjyrë ulliri, i kanë bartur të gjithë pjesëmarrësit e luftërave ballkanike të viteve 90’të. Sipas të gjitha gjasave kanë origjinë serbe, thuhet në përshkrimin e produktit.

“Janë të përdorura por e kanë ruajtur formën. Nuk kanë njolla gjaku. Disave u mungojnë pullat. Kjo xhaketë shitet për 19,99 euro.