Skandaloze: Ja si u sulmuan lojtarët e Vëllaznimit nga tifozët e Flamurtarit (VIDEO) – Lajmi.net
Skandaloze: Ja si u sulmuan lojtarët e Vëllaznimit nga tifozët e Flamurtarit (VIDEO)
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSportSporti Vendor 18:00, 20 October 2017
Një tjetër skenë aspak e këndshme vjen nga elita e futbollit kosovar.

Ndeshja e xhiros së 12-të të Vala Superligës së Kosovës mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit është ndërprerë në minutën e 90’.

Tifozët e Flamurtarit kanë sulmuar lojtarët e Vëllaznimit pasi ekipi gjakovar barazoi rezultatin në fund të takimit me një gol të realizuar nga portieri, kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet, ashtu është regjistruar edhe nga FFK.

Pas golit të shënuar nga portieri Altik Muhaxhiri, tifozë vendas kanë hyrë në fushë për të sulmuar skuadrën mysafire.

‘Tribuna Channel’ sjellë pamje të këtij incidenti aspak të hijshëm për nivelin e garave ku u zhvillua kjo ndeshje./Lajmi.net/

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush