Skandaloze: Fushë Kosova-Dukagjini me gjyqtar serb

Drejtësinë në takimin ndërmjet Fushë Kosovës dhe Dukagjinit do ta ndajë gjyqtari serb, Radovan Markoviç.

Sport

19/10/2014 12:32

Ndeshja e cila zhvillohet sot ndërmjet Fushë Kosovës dhe Dukagjinit do të drejtohet nga një gjyqtar serb me emrin Radovan Markoviç.

Tifozët e skuadrës vendase, Pampurat nuk e kanë pritur mirë këtë lajm dhe në këtë mënyrë kanë përgatitur diçka speciale për këtë takim.

Ata kanë vendosur që të gjithë të vishen kuqezi. Shpresojmë që ata mos të krijojnë ndonjë trazirë duke e sulmuar gjyqtarin, pasi do të dërgohej një fotografi e keqe në shtëpinë europiane të futbollit, UEFA.