Skandali “Paradise Paper”: Bankieri italian shfrytëzoi emrin e djalit që vdiq në Kosovë (Video)

Kishte qenë 12 nëntori i vitit 1999, kur Roberto Bazzoni një ortoped i njohur italian ishte nisur së bashku me 24 profesionistë të tjerë në fushën e mjekësisë drejt Kosovës. Por Bazzoni së bashku me të tjerr kurrë nuk kishin ateruar në Kosovë.

Lajme

16/11/2017 08:36

Aeroplani i tyre ishte rrëzuar afër Prishtinës duke mos e lënë asnjë të gjallë. Kjo ngjarje kishte bërë bujë të madhe në të gjithë botën, e posaçërisht në Itali, pasi Roberto Bazzoni ishte djali i bankierit shumë të njohur Sebastiano Bazzoni.

Një vit më vonë, Sebastiano Bazzoni, një nga njerëzit më të pasur në Itali, kishte themeluar një fondacion që kishte për qëllim ndihmën për njerëzit me aftësi të kufizuara në vendet e krizës.

Misioni i këtij fondacioni që mbanë emrin e Roberto Bazzonit kishte ushtruar funksion edhe në Kosovë në vitet e para të pasluftës dhe më vonë ishte shtrirë edhe në shumë vende të tjera.

Por kur kanë kaluar 17 vite që nga kjo tragjedi, Sebastiano Bazzoni është përfshirë në një skandal të madh botëror, duke e përfshirë edhe djalin e tij dhe fondacionin në emrin e tij, raporton Insajderi.

Media e njohur italiane “L’Esspresso” ka publikuar një listë të figurave të njohura në Itali që janë politikanë, biznesmen, bankier e deri tek priftërinj që kanë fshehur para në Bermuda, një vend në të cilin nuk ka taksa.

Kësisoj Bazzoni ka shfrtyëzuar edhe të hyrat e fondacionit që njihet me emrin “Pioneer Investment Management” që e menaxhon së bashku me familjarin e tij Mario Barozza për t’i ikur taksave në Itali, duke i quar paratë në Bermuda.

Në mediat italiane, kjo listë ka bërë jashtëzakonisht bujë, për shkak se Sebastiano Bazzoni gëzon një respekt të madh në Itali duke qenë babai i një prej mjekëve më të njohur që ka edhe titullin “hero” në Itali.

Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se Sebastiano Bazzoni ka shfrytëzuar emrin e djalit të tij, që t’i ikë hetimeve nga shteti italian.

Ende nuk është sqaruar sesa ka qenë shuma e parave që Bazzoni ka fshehur dhe shuma që dyshohet se i ka ikur taksave në Itali.