Skandali me shoqen, “zhduket” Baby G

Para pesë muajve këngëtarja nga Shqipëria, Baby G ishte rrahur brutalisht nga shoqja e saj.

ShowBiz

09/11/2018 10:20

Gordana Kingji apo siç njihet për publikun Baby G para pesë muajve u rrah brutalisht nga shoqja e saj e ngushtë, Bleta Gashi, shkruan lajmi.net

Gjatë asaj kohe ajo ishte duke qëndruar në Dubai e që në rrjete sociale tregoi se ishte sulmuar fizikisht nga një femër dhe tre persona të tjerë.

Madje, ajo publikoi edhe fotografi teksa shihej se në disa pjesë të fytyrës kishte edhe fasha. Baby G zbuloi se e gjithë kjo ngjarje ndodhi për motive të ulëta dhe xhelozi.

Nga ana tjetër, Bleta dha një version tjetër të rrëfimit duke thënë se këngëtarja e kishte sulmuar e para dhe se mandej ajo e ka mbrojtur veten.

Ajo u shpreh se është turp për këngëtaren e cila po paraqitet si viktimë para mediave.

Rrahet brutalisht nga katër persona BabyGee, publikohen imazhet

Megjithatë, duket se ky ‘sherr’ në mes dy vajzave i ka sjell Kingjit ‘dëme’ të mëdha pasi që nga ajo kohë, Gordana nuk ka sjell projekte të reja edhe pse thuhej se në Dubai ishte për xhirime të klipit të ri.

Ajo tashmë ka pakësuar edhe paraqitjet e saj në rrjete sociale dhe asnjë projekt i paralajmëruar nga ajo nuk është lansuar.

Baby G po ashtu paralajmëroi bashkëpunimin me artistin e famshëm botëror, Chris Brown, projekt ky që nuk është realizuar ende.

“Mos u nal”, është kënga e fundit që ka publikuar Gordana ku numëron mbi 7 milionë klikime në kanalin, Youtube.

Mbase i gjithë ai skandal e ka larguar nga skena Baby G-në? /Lajmi.net/

YouTube player