Skandali i standardeve të dyfishta: Ushqim kualitativ për Perëndimin, ushqim i keq për Evropën Qendrore dhe Lindore! – Lajmi.net
Skandali i standardeve të dyfishta: Ushqim kualitativ për Perëndimin, ushqim i keq për Evropën Qendrore dhe Lindore!
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 8:37, 24 February 2017
Nutella
Nutella
Liderët e katër vendeve të Evropës Qendrore do të takohen gjatë javës së ardhshme në Bratislavë, për t’i bërë thirrje BE-së që të ndërmarrë veprime kundër kompanive ushqimore që po u shesin ushqim të keq shteteve anëtare më të varfra.

“Në këtë samit të veçantë do të kërkohet nga Komisioni të ndërmarrë veprime ligjore kundër praktikave të tilla… që po i mundon njerëzit dhe po krijon dy kategori të njerëzve”, ka deklaruar kryeministri sllovak Robert Fico, gjatë një konference për media.

Ai shtoi se rreth kësaj çështje do të diskutojë në Varshavë me krerët e grupit të Vishegradit, në të cilën bëjnë pjesë Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia.

Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve dhe disa qeveri janë ankuar se disa prodhues të ushqimit po përdorin përbërës më të lirë për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, për dallim nga ato që shiten në Gjermani dhe Austri. Një praktikë e tillë është duke u lejuar aktualisht, për shkak se BE-ja kërkon që në paketim të shtypen të gjithë përbërësit.

Ministria e Bujqësisë së Sllovakisë, gjatë javës së kaluar ka prezantuar testet laboratorike që tregojnë se gjysma e 22 produkteve të blera në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, kanë dalluar në shije, pamje dhe përbërës, nga produktet e njëjta që janë blerë përtej kufirit në dy qytetet austriake.

Ministri çek i Bujqësisë, Marian Jurecka, deklaroi gjatë javës së kaluar se si qytetarët janë lodhur të qenit “kontejneri i mbeturinave të Evropës”, derisa shefi i zyrës së kryeministrit hungarez Viktor Orban, i ka quajtur standardet e dyfishta në cilësi “si skandalin më të madh të historisë së kohëve të fundit”, transmeton Telegrafi.

Konsumatorët në Evropën Qendrore dhe Lindore, i kishin pranuar shpejt markat perëndimore pas rënies së komunizmit në vitin 1989. Prodhuesit pohojnë se përbërësit e produkteve ndryshojnë për të plotësuar shijet e banorëve lokalë.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Stealth Sniper
  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball