Skandali i cili po e trondit botën – Lajmi.net
Skandali i cili po e trondit botën
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 16:03, 21 March 2018
Kompania Facebook i ka humbur rreth 37 miliardë dollarë pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave personale të më shumë se 50 milionë përdoruesve.

 

Kjo i ka frikësuar investitorët prandaj vlera e aksioneve të Facebook-ut ka rënë rreth 7 për qind.

Drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka përjetuar humbje prej katër miliardë dollarëve.

Rënia e vlerës së aksioneve ka pasuar pasi zyrtarët amerikan kanë bërë thirrje për hetim për shkak se të dhënat e 50 milionë njerëzve janë marrë nga Facebook-u dhe janë keqpërdorur pa lejen e tyre.

Kompania Facebook sot ka kumtuar se “janë të skandalizuar dhe të mashtruar” me përdorimin e të dhënave të përdoruesve nga ana e Cambridge Analytica duke theksuar se “e kuptojnë rëndësinë e problemit”.

Facebook në kumtesë ka pretenduar se kompania është e vendosur që të zbatojë politikën e vet për t’i mbrojtur informatat private dhe “të ndërmarrë të gjitha masat që i ka në dispozicion për zbatim efikas”.

Zëdhënësi i Facebook-ut ka thënë se udhëheqësit e grupit po punojnë në mënyrë të palodhshme  që të vijnë deri te të gjitha të dhënat dhe të ndërmarrin masa sepse e kuptojnë rëndësinë e problemit.

Cambridge Analytica e cila ka zyre në Britani të Madhe dhe në SHBA është akuzuar se i ka përdorur në mënyrë ilegale të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut pa pajtimin e tyre, për ta ndihmuar Donald Trump-in të fitojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.

Cambridge Analytica i hedhë poshtë këto akuza.

Bordi i drejtorëve të kompanisë CA sot ka kumtuar se e ka suspenduar drejtorin e përgjithshëm Alexandar Nix derisa nuk përfundon hetimi i plotë dhe i pavarur mbi aksionet e tij.

Njëkohësisht, prokurorët publik nga Masaçusets dhe Nju Jorku sot i kanë dërguar letër kompanisë Facebook me të cilën kërkojnë informata mbi të dhënat personale të cilat kanë përfunduar në duar të kompanisë Cambridge Analytica, lajmëron Reuters duke u thirrur në  një burim anonim i afërt me këtë çështje.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO