Skandal: Viva Fresh shet produkte me afat të skaduar (Foto)

Nuk është rasti i parë që në marketet në Kosovë shiten produkte me afat të skaduar. E rastet e tilla gjithmonë denoncohen nga konsumatorët të cilët i vërejnë ato.

Lajme

12/08/2017 15:12

Një rast i tillë ka ndodhur në marketin Viva Fresh, ku një qytetar ka postuar fotografitë e një kosi të cilin e kishte blerë aty, transmeton Periskopi.

Personi ka blerë produktin duke mos i shkuar në mendje se mund të ishte me afat të skaduar pasi që ndodhej në raft. Pasi e ka hapur ka parë që kosi ishte mykur.

Ky konsumator ka postuar fotografitë në profilin e tij në facebook duke sqaruar rastin.

Ai shprehet i indinjuar duke thënë se kjo mund t’i kishte ndodhur ndonjë fëmije dhe mund të ishte helmuar pa e vërejtur se kosi ishte prishur.

20793038_10154462712285904_21890204_n 20751620_10213559191111508_330804273_n 20814830_10154462712295904_121209082_n-1 20814830_10154462712295904_121209082_n