Skandal: Transportuan viktimën me kamionetë, suspendohen policët (Video)

Trupi i pajetë i një të aksidentuari, veç faktit që nuk iu dha ndihma e parë, është transportua për në morg me një kamionetë.

Lajme

25/04/2015 23:11

Skandali u shënua në autostradën Lezhë-Laç, ku 60-vjeçari Gëzim Sula u gjet i pajetë, pasi ishte përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua pas ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë të ndjerit. Situata shokuese u krijua pasi automjeti privat i morgut në qytetin e Lezhës kishte refuzuar që të merrte trupin e pajetë të 60-vjeçarit.

Në raste të tilla, tarifa e shërbimit privat për automjetin e morgut është vetëm 1 mijë lekëve të rinj, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e refuzimit. Televizioni “A1 Report” filmoi momentin kur dy efektivë të Policisë së Lezhës dhe një punëtor e vendosin kufomën në një mushama dhe më tej në karroceri.

YouTube player