Skandal: Si e injoroi gjyqtari i El Clasicos gjyqtarin e katërt për faullin e Suarezit?

Nuk kanë të ndalur polemikat pas ndeshjes Barcelonë – Real Madrid.

Sport

07/05/2018 20:51

Barcelona dhe Real Madrid kanë barazuar 2:2 në derbin e javës në Evropë.

Për dallim nga herët tjera, kur nga kjo ndeshje diskutoheshin golat, spektakli, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, këtë herë vëmendjen e ka marrë gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje, Hernadez, pas disa vendimeve kontroverse që ka marrë.

Rasti i shumë diskutuar, është ai tek momenti i golit të Messit, kur Suarez ia mori topin me faull Varanes.

E tërë kjo gjë ndodhi në minutën e 52’të, kurse rezultati i takimit ishte ende 1-1. Pas faullit të shkaktuar nga Suarez në kamera është parë gjyqtari i katërt i takimit që i kishte thënë gjyqtarit kryesor Hernandez se uruguaiani ka shkaktuar faull. Madje, këtë ai e kishte përsëritur disa herë por gjyqtari kryesor e kishte injoruar dhe kishte pranuar golin e Messi, shkruajnë mediet në Spanjë./Lajmi.net/