Skandal në Spanjë, 34 të arrestuar për kurdisje (FOTO)

Spanja është duke u ballafaquar me një skandal të madh të ndeshjeve të kurdisura në tenis.

Sport

01/12/2016 13:16

Njësia e krimeve ekonomike në Spanjë ka arrestuar 34 persona nën dyshimin e kurdisjes së ndeshjeve të tenisit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe tenistë profesionistë dhe amatorë, përcjell “Lajmi.net”.

Rasti ishte hapur në vitin 2015 por arrestimet janë realizuar tani.

Hetimet për të kapur të dyshuarit janë zhvilluar në 12 shtete të ndryshme.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.