Skandal në Serie A, pesë ndeshje të kurdisura

Pesë ndeshje nga Serie A dyshohet se janë të kurdisura.

Sport

25/05/2016 11:47

Serie A rrezikon të “dridhet” nga një skandal i ri.

E përditshmja italiane “La Repubblica” ka bërë të ditur se pesë ndeshje nga edicioni i fundit dyshohet se ishin të kurdisura.

Ndeshjet janë: Frosinone-Milan 2-4, Frosinone-Napoli 1-5, Genoa-Frosinone 4-0, Verona-Frosinone 1-2, Napoli-Frosinone 4-0, përcjell “Lajmi.net”.

Në secilën prej tyre është i përfshirë ekipi i Frosinones, pjesë e së cilit është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti.