Skandal në Serbi: Ambasadori serb në Francë përfshihet në konflikt me drejtorin e Qendrës Kulturore

Një skandal ka plasur në Serbi pas konfliktit verbal që gati sa nuk rezultoi me konflikt fizik mes amabasadorit serb në Francë, Rajko Ristiq dhe drejtorit serb të Qendrës Kulturore në Paris, Radoslav Pavloviq.

Lajme

05/06/2018 16:15

E për këtë është deklaruar edhe minstri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se kjo paraqet një problem serioz për Serbinë dhe diplomacinë e saj.

Madje, Daçiq ka paralajmëruar se si masë ndëshkuese ndaj Ristiq mund të përdoret edhe shkarkimi i tij nga posti i ambasadorit, transmeton lajmi.net.

Me urdhër të Daçiqit, sekretarja e ministrisë së Jashtme serbe për çështjet e sigurisë, Ivica Tonqev, si dhe sekretarja gjenerale e ministrisë së Jashtme, Veljko Odaloviq, janë ngarkuar urgjentisht me punë për zbardhjen e këtij rasti, si dhe për evidentimin e deklaratave të akterëve të kësaj ngjarjeje.

Sipas mediave serbe, konflikti mes Ristiq dhe Pavloviq ekziston qysh nga emërimi i Pavloviqit në pozitën e kryetarit të Qendrës Kulturore.

Për shkak të këtyre ngjarjeve, Qendra Kulturore serbe në Paris është mbyllur./Lajmi.net/