Skandal në Poloni: Arsimtari llogaritë me numrin e migrantëve sirianë që duhet hedhur në det…

Një arsimtar i fizikës në një shkollë të mesme në Bydgoszcz në pjesën veriore të Polonisë, rrezikon të humbë vendin e punës, pasi u kishte dhënë nxënësve një detyrë për të llogaritur se sa migrantë sirianë duhet hedhur nga varka në det në mënyrë që varka të lundrojë sigurt deri në brigjet e Greqisë.

Bota

11/11/2015 12:46

“Katër migrantë nga Siria mundohen të arrijnë në Greqi përmes detit me një varkë me dimensione 1x2m x 20cm. Llogarisni se sa migrantë duhen shtyrë nga varka në det, në mënyrë që të lundrojë sigurt deri në brigjet e Greqisë nëse secili prej migrantëve peshon 60 kilogram”, shkruante në detyrën e fizikës që i kishte shokuar nxënësit, por edhe prindërit e tyre të cilët me të kuptuar për rastin e kanë lajmëruar arsimtarin në drejtori, transmeton lajmi.net.

“Të njëjtën ditë, drejtori ka biseduar me arsimtarin të cilit ia ka bërë me dije se nëse një incident i tillë përsërit, ai automatikisht do të shkarkohet”, ka deklaruar për televizionin polak TVN24, zëvendësdrejtoresha e gjimnazit Elzbjeta Stasevica.

Ndërkaq, arsimtari i fizikës është munduar të arsyetohet duke thënë se është munduar të tërheq vëmendjen e nxënësve. (lajmi.net)