Skandal në “Loro Boriçi”, ndodh diçka e çuditshme

Vetëm 45 ditë pas inaugurimit të sta diumit “Loro Boriçi” ka filluar ndërhyrja në tapetin e tij.

Sport

15/10/2016 12:38

Federata Shqiptare e Futbollit është detyruar të bëjë një ndërhyrje të tillë, në mënyrë që ta kthejë në parametrat optimalë dhe ta bëjë gati për ndeshjen e radhës të Kombëtares shqiptare, atë që do të luhet më 12 nëntor ndaj Izraelit.

Ajo që mbetet është skandali i ndodhur me tapetin e stadiumit. Punonjës të klubit Vllaznia e kanë ngritur zërin që në momentin kur ka nisur shtrimi i tapetit, sepse është bërë në muajin janar, çka nuk është periudhë aspak e përshtatshme për një gjë të tillë. Por u bë ashtu, sepse kryeministri në atë kohë deklaroi se inaugurimi i stadiumit do bëhej në shkurt dhe për këtë arsye firma ishte e detyruar të vepronte në atë mënyrë.

Përpos kësaj, edhe mënyra e shtrimit nuk ka qenë e duhura. Prandaj kemi mbërritur në këtë gjendje ku ai është sot. Ky është absurditeti i radhës në Shqipëri, por me siguri jo i fundit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.